Nga Agron Brataj

“O deputetë të bllokut të zi, problemet e komunitetit nuk zgjidhen duke vendosur një dritë apo duke pastruar një kosh plehrash në rrugë.”

Problemet reale të komunitetit janë shumë më të thella. Janë shkollat ku mësojnë fëmijët tanë, është mungesa e garancisë për punë që ndikon drejtpërdrejt në ekonominë e familjeve. Problem është kur rrugët shkatërrohen nga eskavatorët e ujësjellësit dhe pastaj mbeten të hapura për muaj me radhë, duke dëmtuar makinat dhe duke rrezikuar kalimtarët.

Problem është terrori që po i bëni biznesit të vogël, që mezi mban veten gjallë. Janë mushkonjat që hanë njerëzit për së gjalli, dhe askush nuk kujtohet për një dezinfektim, janë vite që nuk bëhet. Në fushatë i keni shënuar këto halle dhe i keni premtuar zgjidhje. Tani që jeni në pushtet, është koha të veproni, jo të bëni “show” me fotografi në rrugë.

Pavarësisht se sot jeni pjesë e elitës politike, mësoni nga njerëz si Manuela,  një kryetare e thjeshtë e Rajonit 3 të Vlorës, e cila është gjithmonë pranë qytetarëve. E keni parë vetë se si e përshëndesin njerëzit në rrugë, me respekt dhe mirënjohje.

Pse?

Sepse ka qenë aty për ta jo vetëm kur ka kërkuar votën, por edhe më pas, duke i dëgjuar, folur dhe ndihmuar me aq mundësi sa ka pasur. Dhe aq sa ju i keni lejuar.

Kështu që në vend që të harroni premtimet sapo të uleni në kolltuqe, pyesni Manuelen. Mësoni nga ajo se si zgjidhen vërtet hallet e komunitetit. Nuk ka nevojë blloku i zi për premtime të reja, por për veprim, për zbatim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*