Ditë zie Kombëtare! Një lajm tjetër i dhimbshëm vjen nga Letonia. Pas vdekjes së nëntetares Zarife Hasanaj, ka ndërruar jetë edhe major Klodian Tanushi. Tanushi nuk mundi që t’i mbijetonte plagëve të marra si pasojë e shpërthimit të një mine gjatë misionit në Letoni. Ai ndërroi jetë ditën e sotme. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja Olta Xhaçka.

“Një lajm tjetër i dhimbshëm vjen nga Letonia. Komandanti i kontingjentit shqiptar në misionin e NATO “Enhanced Forward Presence”, major Klodian Tanushi humbi pak çaste më parë betejën e fundit me jetën. Me zemër e me shpirt i gjendemi pranë familjes, bashkëshortes e tri fëmijëve në këtë ditë zije. Do t’ju mungojë atyre, por do të na mungojë të gjithëve ne që patëm fatin ta njohim. Do mbetesh përjetë në mendjen e zemrën tonë Klodi, miku ynë!”, shkruan Xhaçka.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*