Ledina Çelo komentohet pafund në media për shkak të fizikut të saj si vajzë e re, megjithëse ajo është tashmë nënë e dy fëmijëve dhe mbi 40 vjeç. Por këto nuk e ndalojnë këngëtaren e famshme të jetë gjithnjë në top formë.

Artistes shpesh i pëlqen t’i shijojë pushimet kur të gjithë janë në punë. Ajo së fundmi është nisur drejt  Emirateve të Bashkuara Arabe për të shijuar një palë pushime të mira. Dhe sigurisht që sa herë Ledina pushon, nuk mungojnë as fotot e saj provokuese.

Artistja ka postuar në rrjetet sociale një sërë fotosh ku duket në formën e saj me të mirë me rrobabanjo. Padyshim fokusi kryesor është tek trupi i këngëtares, që duket mjaft i palestruar.

Ajo ka shkëlyqer me paraqitjen dhe me siguri ka rrëmbyer shumë vëmëndje. Herë me rrobabanjo të kuqe, e herë me të bardha, një gjë është e sigurtë: Ledina nuk njeh as moshë e as plakje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*