Agron Brataj

Një operacion i gjerë i Policisë është zhvilluar në disa provinca kundër kriminalitetit të përhapur, me fokus të veçantë luftën kundër shpërndarjes së lëndëve narkotike, shpesh edhe përmes “cannabis shop”-eve.

Bilanci i operacionit është 384 persona të arrestuar dhe 655 të denoncuar. Janë sekuestruar rreth 1.400 kilogramë drogë. Aksioni u krye nga Skuadrat Mobile, të koordinuara nga Shërbimi Qendror Operativ.

Gjatë kontrolleve janë identifikuar mbi 95 mijë persona, prej të cilëve 16.701 shtetas të huaj dhe 10.848 të mitur. Autoritetet kanë sekuestruar 35 kg kokainë, 1.370 kg kanabinoidë, 1 kg heroinë, si edhe 41 armë zjarri, 80 armë të ftohta dhe mbi 300 mijë euro cash, të dyshuara si të ardhura nga aktiviteti i trafikut të drogës.

Gjithashtu janë identifikuar disa profile në rrjete sociale, mbi të cilat po kryhen verifikime për përmbajtje të lidhura me veprimtari kriminale, me qëllim sinjalizimin tek autoritetet gjyqësore kompetente për bllokimin e mundshëm të tyre.

Kontrolle të posaçme janë ushtruar edhe mbi shitjen e produkteve me bazë kanapi në cannabis shop-e. Janë kontrolluar mbi 300 dyqane, prej të cilave 5 janë sekuestruar3 qytete të ndryshme. Si rezultat, janë 3 persona të arrestuar dhe 141 të denoncuar, kryesisht pronarë ose menaxherë.

Nga këto kontrolle janë sekuestruar gati 300 kg kanabinoidë, të cilët, sipas analizave të para, kanë karakteristikat e lëndëve narkotike.


albaniatimrs,al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*