Ish këshilltari Kreshnik Ziaj, nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook, nisur nga situata që po kalon Klubi i Futbollit Flamurtari, i ka kërkuar Bashkisë Vlorë që të marrë përgjegjësitë e saj në cilesinë e pronarit të klubit Falmurtari për zgjidhjen e kësaj situate.
Postimi i plotë:
Te nderuar miq nisur nga situata qe po kalon Klubi i Futbollit Flamurtari, si dhe nga nje shkrim ne Fcb i mikut tim Moisi Dalipi, po marr shkas ti drejtohem Bashkise Vlore qe te marr pergjegjesite e saj ne cilesite e pronarit te klubit Falmurtari per zgjidhjen e kesaj situate.
Perpara 3 viteve Bashkia Vlore mori nje inisiative per privatizimin e emrit dhe stemes se Flamurtarit. Ne nje degjese publike te organizuar ne ate kohe hodha idene e privatizimit te klubit duke vene disa kushte, ku kryesori, te ishte ai i mos zoterimit nga nje person i vetem i me shume se 50% te aksioneve.
Kete gje e propozova edhe ne mbledhjen e rradhes se keshillit bashkiak, por ne ate kohe me etiketuan sikur sillja zerin e nje mikut tim qe ka dhene kontributin e tij te vyer per nje kohe te gjate si president i klubit.
Kuptova qe asnje nuk po mendonte per Flamurtarin.
Fale zotit dhe pas nje debati te gjate per menyren se si do te behej perllogaritja e vleres se shitjes se emrit dhe stemes projekt vendimi nuk kaloj ne keshill. Ata qe kishin marre flamurin e kesaj ÇORRAPEJE filuan te me etiketonin si nje person qe ishte kunder administratorit te ri te Klubit.
Per hir te se vertetes qe ne momentin qe administratori i ri ka marr drejtimin e klubit, asnje qindarke e taksapaguesve nuk ka shkuar per klubin e Futbollit Flamurtari.
Nderkohe bashkia e re e Vlores ka marr persiper te ngjise ne kategorine superiore fc Orikun.
Une personalisht ne cilesene e antarit te Keshillit Bashkiak e kam pare nga brenda Keshillit se me cfare deshire dhe shpejtesie reagonte Bashkia, Administrata e saj si dhe Keshilli Bashkiak per futjen ne buxhetin e Bashkise fondin per fc. Orikun.
Ne disa raste edhe nje shtese fondi gjate vitit per “arritje te shkelqyera”.
Kjo gje nuk ndodh me Klubin e Futbollit Flamurtari a thua sikur te jete nje ekip i ndonje fshati qe Bashkise se re ju “ngjit”
mbas ndarjes se re teritoriale.
TE NDERUAR DREJTUES TE BASHKISE VLORE.
Nqs e lini gjendjen te perkeqesohet, se larg qofte Flamurtari bie nje kategori me poshte, ath Fc. Oriku me pronare Bashkine Vlore do te rezohet nga kategoria ku militon ne nje kategori me poshte. Kjo per arsye se nuk mund te luajne ne nje kategori dy ekipe qe kane te njejtin pronar.
Te nderuar drejtues te Bashkise Vlore per te shpetuar Orikumin duhet te shpetoni VLOREN, FLAMURTARIN.
Bejeni edhe nje sakrifice per Fc Orikumin!