Pre e aksionit kundër informalitetit të nisur nga qeveria shqiptare ka rënë së fundi dhe resorti Havana në Jug të vendit.

Lajmin e bën të ditur kryeministri Edi Rama në llogarinë e tij në Facebook, ku shprehet se është e paimagjinueshme sesi bën një super investim të tillë, dhe në fund nuk lëshon kupon tatimor.

Postimi i Ramës:

Keqardhje vërtetë për Havanën e famshme të pushimeve joniane

Hajde merre vesh, si ka mundësi(!), që të bësh një investim të tillë dhe të mos respektosh ligjin, duke mos lëshuar kuponin dhe duke e paguar shkeljen si frëngu pulën.

Por mesa duket sa më i madh biznesi, aq më e madhe vështirësia për ta futur në kokë mesazhin #STOPINFORMALITETIT

ASKUSH s’është mbi LIGJIN dhe ÇDOKUSH do GODITET me #ZeroTolerancë nëse mban për vete, pjesën e xhiros që i takon konsumatorit dhe shtetit. 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*