Partia Socialiste hapi pasditen e sotme në Parkun Olimpik të Tiranës zyrtarisht fushatën për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Në mungesë të opozitës kryesore në zgjedhje, kryeministri Edi Rama u shpreh se qëllimi i 30 Qershorit është që të fitojë qytetaria. “Kjo që nisim sot nuk është një fushatë zgjedhjesh pa kundërshtarë, por një betejë e madhe historike me kundërshtarët e zgjedhjeve. Ne nuk do të kërkojmë votën, por qytetarinë, përgjegjshmërinë kombëtare dhe përgjegjësinë” tha ai. Në 30 qershor, u shpreh ai fillon një epokë e re duke lënë pas fantazmat dhe hienat e së shkuarës. Rama shpjegoi edhe njëherë se përse 30 Qershori nuk mund të ndryshojë. Ai u foli edhe demokratëve, duke thënë se opozitarët nuk futen në zgjedhje, pasi kanë frikë nga humbja që i pret.

Rama kishte një paralajmërim të fortë për të gjithë ata që kërcënojnë me bllokimin procesit e zgjedhor.  “Do u themi sa keq mund të përfundojë një individ që dënohet për krime zgjedhore, duke humbur edhe lirinë e lëvizjes në SHBA bashkë me gjithë anëtarët e familjes së tij, kush nuk beson le të shkojë të pyes plakun (Berishën), po ashtu edhe të hyrjes në BE” tha ai. Gjithashtu Rama u kujtoi opozitarëve që të mos e marrin vetëpërmbajtjen e socialistëve për qetësi dhe tulatje, pasi po luajnë me zjarrin. “Kush e merr qetësinë për tulatje dhe na kujton akoma këtë vend si sheshin e vjetër për përsheshin e një plaku të marrë dhe kush gënjehet nga vetëpërmbajtja jonë luan me zjarrin“. Në fund ai dha edhe një qasje personale duke thënë se mund të jetë arrogant, por kurrë kriminel dhe hajdut.Zgjedhjet e 30 qershorit do të zhvillohen pa pjesëmarrjen e opozitës, pasi këta të fundit dogjën mandatet dhe prej muajsh vijojnë protestat ku kërkojnë një qeveri tranzitore pa kryeministër Edi Ramën, që do t’u mundësonte më pas zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nisur ky bojkot i opozitës, presidenti Meta është shfaqur i gatshëm që nëse do të ketë vullnet politik, të ndryshojë datën e zgjidhjeve, por Edi Rama është shprehur i prerë se shtyrja e datës së zgjedhjeve është në shkelje të kushtetutës, për këtë arsye 30 qershori, sipas tij nuk do të lëvizë. Ndërkohë që nesër në orën 19:00 opozita do të zhvillojë protestën e shtatë kombëtare përpara Kryeministrisë

.Referuar bojkotit të opozitës PD dhe LSI në zgjedhje, Rama tha se në 30 qershor do të lënë pas fantazmat dhe hienat e së shkuarës. “Në fund kam një mesazh shumë personal për të gjithë qytetarët e këtij vendi, unë nuk jam më i miri as i pagabueshëm, kam të metat dhe kusuret e mia, si njeri dhe kryeministër, bëj sa mundem dhe jo sa dua dhe jo gjithmonë arrij që të bëj aq mirë sa dua atë që mundem, por sot u them se po të ishte ceshtje personale do e kisha lënë prej kohësh këtë punë dhe nuk do të mbaja mbi shpinë rrebeshin, po të ishte për përfitime personale ju garantoj që as nuk do ta kisha marrë përsipër. Unë mund të jem pasionat apo arrogant po të doni, por kurrë nuk kam për të qenë materialet apo kriminel si ata që më ngrenë dhe më ulin si të tillë nga viti në vit.

Unë mund të bëj gjykime të gabuara, mund të marr edhe vendime të gabuara, por kurrë as kam bërë dhe as kam marrë asnjë vendim për gjëra të gabuara. Kurrë nuk kam për ta fituar dorën në xhepin e asnjë njeriu të gjallë, apo të hedh firmën për të dëmtuar vendin. Nuk kam si ti provoj fjalët e mia për veten time, por gjithmonë i kam sfiduar dhe sfidoj ata që thonë të kundërtën me prova dhe jo me fjalë dhe sajesa të ulëta. Është bindje atdhetare dhe sfidë me historinë që besoj që mund ta fitoj, pasi kam mbështetjen e të gjithëve ju. Le të thonë cfarë të duan, le të lehin sa të duan, kjo është e vetmja parti e shqiptarëve që kurrë nuk e ka tradhtuar interesin kombëtar dhe me të gjitha të metat, në historinë e tre dekadave mbetet forca më e madhe, më e fortë dhe më e aftë.

U bëj apel shqiptarëve që 30 qershori do të nxjerrë kush do i drejtojë bashkitë por do të vendosë edhe ikjen përfundimtare të politikës shqiptare përpara dhe lënien pas të fantazmave dhe hienave të së shkuarës. Këtu do të jemi dhe do ta shohim vetë se si pas 30 qershorit gjërat nuk do të jenë njëlloj si më parë. Kush kujton s edo të shkatërrohet demokracia meqë disa parti të falimentuara nuk u futën në zgjedhje gabon, edhe për ata vetë nëse do të dinë ta lexojnë të vërtetën se vetëm humbasin. Kur të ketë marrë fund edhe kjo aventurë e çmendur, nuk kemi për la lënë dot” tha ai.

Kryeministri u ka kujtuar edhe njëherë atyre që mendojnë të bllokojnë zgjedhjet në 30 qershor se cfarë i pret. “Kush e merr qetësinë për tulatje dhe na kujton akoma këtë vend si sheshin e vjetër për përsheshin e një plaku të marrë dhe kush gënjehet nga vetëpërmbajtja jonë luan me zjarrin. Nuk duam të shohim asnjë pas hekurave për hesap të një plaku të marrë, prandaj do u dalim borxhit. Do u themi sa keq mund të përfundojë një individ që dënohet për krime zgjedhore, duke humbur lirinë e lëvizjes në SHBA bashkë me gjithë anëtarët e familjes së tij, kush nuk beson le të shkojë të pyes plakun (Berishën), po ashtu edhe të hyrjes në BE“.

Kryeministri u ka kujtuar edhe njëherë atyre që mendojnë të bllokojnë zgjedhjet në 30 qershor se cfarë i pret. “Kush e merr qetësinë për tulatje dhe na kujton akoma këtë vend si sheshin e vjetër për përsheshin e një plaku të marrë dhe kush gënjehet nga vetëpërmbajtja jonë luan me zjarrin. Nuk duam të shohim asnjë pas hekurave për hesap të një plaku të marrë, prandaj do u dalim borxhit. Do u themi sa keq mund të përfundojë një individ që dënohet për krime zgjedhore, duke humbur lirinë e lëvizjes në SHBA bashkë me gjithë anëtarët e familjes së tij, kush nuk beson le të shkojë të pyes plakun (Berishën), po ashtu edhe të hyrjes në BE“.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*