Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka dalë sot për herë të parë nga selia e BD nga ku bëri me dije se do të marrin pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit.

Sipas Patozit, Bindja Demokratike do të përfaqësohet nga kandidatët e saj në çdo bashki pëveç bashkive ku ka kandidatë të pavarur.

‘Betejë frontale duke u përballur me të gjithë kandidatët e mazhorancës. Në çdo bashki do të kemi kandidatë. Nuk do të nxjerrim kandidatë në bashkitë kur janë regjistruar të pavarur, por do i mbështesim për të mos përçarë votat. Nuk do rivalizojmë dhe do mbështesim kandidatë të mundshëm të djathtë. Askush prej tyre nuk do t’i ketë detyrim Bindjes. Do mbështesim kandidatët e pavarur të bashkive të djathta, sepse bashkimi i forcave opozitare do të rrëzonte Ramën. Ne, kundërshtar të vetëm kemi Edi Ramën’, u shpreh Patozi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*