Një kthesë n Guantanamo: personi më i lartë përgjegjës për bazën detare të SHBA në territorin kuban dhe superburgun e siguris së lartë  , admirali John Ring, u lirua nga detyra “për shkak të humbjes së besimit në aftësitë e tij komanduese”, njoftoi Pentagoni . Ai do të zëvendësohet nga gjeneral John Hussey, zëvendëskomandanti aktual i Guantanamos. Shkarkimi – siç raportohet nga New York Times – lidhet me një hetim, detajet e të cilit nuk janë të njohura në këtë moment. “Ndryshimi i lidershipit – thotë Departamenti i Mbrojtjes i së SHBA – nuk do të ketë efekt në operacionet e burgjeve dhe në sigurinë dhe kujdesin shëndetësor, ligjor dhe njerëzor të marrë nga popullata e burgut”, i përbërë kryesisht nga terroristët apo terroristët e dyshuar, çështja e të cilëve është e lidhur me atë të sulmeve të 11 shtatorit 2001.

Aktualisht ka 40 të burgosur, por në të kaluarën kulmin Guantanamo  kisht arritur kulmin me 600 të burgosurë. Ring kishte drejtuar burgun që nga prilli i vitit të kaluar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*