Zhgënjimi i ish-drejtoreshës së Tatimeve Briseda Shehaj nga Rilindja e Edi Ramës duket të jetë i madh, dhe ish-zyrtarja nuk ka nguruar ta shprehë as në rrjetet e saj sociale.

E pozicionuar tashmë në ekipin drejtues të një televizioni privat, Shehaj po tregon gjithnjë e më shumë se largimi i saj nga administrate nuk ka qenë dhe aq i vullnetshëm, aq më pak rrjedhojë e performancës së saj të dobët.

Mëngjesin e sotëm ajo ka publikuar në rrjetet e saj sociale një grafik, ku shihet se puna e tatimeve në vitet që ajo ka drejtuar këtë drejtori ka qenë frytdhënëse, dhe ka pasur dhe një përgjigje për të gjithë gojët e liga.

“Faktet janë përgjigja më e mirë, për të gjitha gojët e liga. Burimi “Monitor” se do thonë dhe mashtrim pastaj. Dhe sot meriton një super bravo ekipi 2013-2016, ma tmirët prej krejtve”, shkruan Shehaj bashkëngjitur grafikut që ka publikuar.

Kujtojmë se shkrimi i sotëm në Monitor fliste për flluskën e aksionit kundër informalitetit të ndërmarrë së fundi nga qeveria Rama, ku niveli i të ardhurave të grumbulluara është ende në kuota shumë të ulëta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*