Vetëm një ditë pas skandalit me fotografin e VIP-ave Marcus Hyde, të cilit iu publikuan mesazhe ku i kërkonte një modeleje foto nudo në shkëmbim të një seti fotografik, është bërë publik edhe rasti i fotografit Timur Emek.

Faqja e njohur në Instagram, Diet Prada, e cila trajton tema tabu në botën e modës, ka publikuar historinë e Timur Emek me një modele, me të cilën ai kishte abuzuar seksualisht kur modelja kishte qenë vetëm 19 vjeç.

Timur e kishte ftuar modelen në dhomën e tij për t’i treguar fotot e edituara dhe për t’i shkrepur disa të tjera, mirëpo teksa e shtynte të zhvishej ndërkohë që e fotografonte, Timur ka tentuar të abuzojë seksualisht me 19-vjeçaren.

Për fatin e saj të mirë, modelja ka ditur si të shpëtojë nga kjo situatë.

Para se të shkonte tek fotografi, ajo i kishte dërguar mikeshës së saj numrin e dhomës së Timur me mesazh, për të qenë e sigurt për çdo rast.

“As nuk mund ta imagjinoj me sa shumë njerëz ka abuzuar seksualisht ky njeri i shpifur, pasi abuzoi me mua kur isha 19 vjeç.

Ai ende po merret me fotografinë pasi njerëz si puna ime nuk folën në kohë. Duhet t’i heqim qafe këto tipa para se njerëzit të frikësohen përjetë.”- shkruan ndër të tjera modelja në postimet e saj.

Kujtojmë se për Timur Emek ka pozuar edhe blogerja e njohur shqiptare, Armina Mevlani, e cila ka shkrepur një set fotosh street style përgjatë javës së modës në Milano.

MILAN, ITALY – FEBRUARY 23: Armina Mevlani seen wearing Roberto Cavalli outside the show in the streets of Milan on Day 4 Milan Fashion Week Autumn/Winter 2019/20 on February 23, 2019 in Milan, Italy. (Photo by Timur Emek/Getty Images)

Ndërkohë, fotografi i cili njihet botërisht dhe ka filmuar emra të njohur si aktorin Gerald Buttler, futbollistin David Beckham apo modelen Candice Swanepoel, e ka bërë menjëherë privat profilin e tij në Instagram pas këtyre lajmeve.

Gjithashtu, një tjetër modele ka marrë krahë nga kjo histori dhe ka bërë publik rastin e saj, duke treguar se Timur Emek i kishte kërkuar troç të kryenin marrëdhënie seksuale.

“Timur, je i mbaruar.”- shkruante modelja krahas rrëfimit të publikuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*