Një zjarr i madh ka përfshirë kodrat e ishullit turistik Gran Canaria në Spanjë.

Për shkak të erës së fortë dhe motit të nxehtë flakët janë përhapur me shpejtësi, ndërsa rrezikohet edhe qyteti Tamadaba i shpallur park kombëtar.

Sipas mediave vendase, për shuarjen e flakëve janë angazhuar  mbi 200 zjarrfikës ndërsa autoritetet kanë urdhëruar evakuuimin e mbi 1 mijë banorëve.

Gjithashtu mësohet se një 55-vjeçar është arrestuar në lidhje me zjarrin që dyshohet ta ketë shkaktuar teksa po saldonte hekura.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*