Dialogu Kosovë- Serbi dhe stabiliteti në rajon ishin dy çështjet kryesore të cilat bënë bashkë në Berlin liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Samiti ishte thirrur me ftesë të kancelares gjermane Merkel dhe Presidentit francez Macron.

Në këtë samit, kryeministri Edi Rama shoqërohej nga Ministri në Detyrë për Punët e Jashtme dhe zëdhënësja e qeverisë Elisa Spiropali. Kreu i qeverisë, Edi Rama u takua me kancelaren gjermane Angela Merkel. Në takim u diskutua mbi ecurinë e reformës ne drejtësi dhe procesin e integrimit te Shqipërise në Bashkimin Europian.

Më herët Merkel zhvilloi një takim edhe më kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev e cila ashtu sikurse vendi ynë pret vendimin për hapjen e negociatave.

Pas përfundimit të këtyre takimeve, Merkel dhe Macron mbajtën një konferencë të përbashkët ku folën për çështjet kryesore në foksus të këtij Samiti.

Lidhur me dialogun Kosovë-Serbi liderët e vendeve organizatorë u shprehën se problemet mes tyre mund të zgjidhen dhe se dialogu Prishtinë- Beograd nuk duhet të bëhet në dëm të vendeve tjera të rajonit.

Të dy theksuan se samiti nuk kishte si synim të gjente një zgjidhje për problemet e hapura, por thjesht të fliste hapur për problemet në rajon.

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç pas takimit me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Europian, Mogherini, deklaroi se nëse Kosova do të heqë taksën e vendosur ndaj mallrave serbe, dialogu do të riniste të nesërmen, ndërsa presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë është jetike që të ecim përpara së bashku.

Samiti shënon edhe rastin e parë të takimit të udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë, që nga nëntori i vitit të kaluar

Eurokomisioneri për Zgjerimin, Johanes Hanh u shpreh optimist lidhur me hapjen e negociatave për vendit tonë duke thënë se Komisioni i Europës do të rekomandojë hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në fund të majit.

Por ndërkohë që Shqipëria i ka sytë nga hapja e negociatave, DW raporton se nga burime pranë qarqeve politike të CDU-së, afati kohor që nga publikimi i raportit të progresit të BE-së, më 29 maj deri në samitin e BE-së në qershor nuk mjafton për të marrë një vendim për çeljen e negociatave.

Shqipëria në fund të muajit maj të publikohet raporti i Komisionit Evropian për progresin e bërë nga Shqipëria në raport me 5 prioritetet kyçe dhe nëse do të rekomandohet hapja e negociatave apo jo. Teksa pritshmëritë e qeverisë shqiptare për këtë raport u bënë objekt bisede në takimin që kryeministri Edi Rama pati me kancelaren gjermane Angela Merkel në kuadër të Samitit të Berlinit, burime për Deutsche Welle nga CDU/CSU, thanë se vendimi i tyre do të shtyhet në shtator. Siç mësoi DW nga qarqet politike pranë CDU-së, afati kohor që nga publikimi i raportit të progresit të BE-së, më 29 maj deri në samitin e BE-së në qershor nuk mjafton për të marrë një vendim për çeljen e negociatave.

Qarqet diplomatike nga Berlini rikonfirmojnë për DW se Franca nuk dëshiron ta zërë fare në gojë çështjen e zgjerimit të BE-se në prag të zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, që do të mbahen në fund të majit.

Nderkohe, edhe “Spiegel Online” shkruan se me gjasë me pajtimin e Gjermanisë dhe për shkak të presionit të Francës për fillimin e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të vendoset ndoshta në vjeshtë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*