Përgatitje serioze për sezonin veror në Portin e Vlorës angazhim maksimal dhe koordinim për një mirëpritje dinjitoze

Së bashku me drejtuesit e institucioneve shtetërore që operojnë në territorin e Portit Detar të Vlorës, u zhvillua një inspektim mbi masat e marra për përpunimin e pasagjerëve dhe automjeteve që pritet të mbërrijnë gjatë ditëve dhe muajve të sezonit veror.

Fokusi ynë mbetet garantimi i një procesi të shpejtë, të sigurt dhe të organizuar për të gjithë udhëtarët që zgjedhin Vlorën si destinacion.

Njëkohësisht, punimet për projektin Vlora Marina po vijojnë, por ato nuk duhet dhe nuk do të bëhen pengesë për mbarëvajtjen e shërbimeve në port.

Për këtë arsye, bashkëpunimi me kompaninë zbatuese është i vazhdueshëm për të koordinuar çdo detaj.

Qëllimi ynë është i qartë: të mirëpresim çdo vizitor, pa krijuar vonesa apo vështirësi, duke garantuar një hyrje dinjitoze në qytetin e Vlorës, pavarësisht punimeve që po zhvillohen aty.

Sezoni veror kërkon përgatitje dhe kjo po bëhet realitet falë angazhimit konkret në terren.

Prefektja e Qarkut Vlorë, znj. Evis Alushi, zhvilloi një takim të rëndësishëm me autoritetet portuale, ku morën pjesë drejtori i portit Valdet Bello, drejtori i kufirit Blendi Jaho, drejtori i doganës Artan Bedini, kapiteni i Kapitenerisë Vlorë Lorenc Rexhepi, si dhe drejtori i agjencisë Euroferries për linjën Vlorë–Brindisi, Agron Brataj.

Kjo nuk është hera e parë që Prefektja ndodhet në port përpara fillimit të sezonit turistik.

Angazhimi maksimal, serioziteti i lartë dhe prania e saj e vazhdueshme në terren meritojnë një falënderim të veçantë.

Ky përkushtim është një garanci më shumë që Vlora do të mirëpresë vizitorët me standardet që meriton.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*