Dhjetëra anëtarë dhe mbështetës të Partisë Demokratike dhe forcave të tjera opozitare që po përgatiteshin t’i bllokonin rrugën kryeministrit Rama, janë përplasur me policinë dhe forcat speciale të ardhura enkas nga Tirana, në rrethrrotullimin e Bradasheshit në Elbasan. mësohet se i pari i qeverisë do të shkojë sot rreth orës 11.00 në Elbasan pasi në Sheshin Gensher do zhvillohet takimi “Bashkia që Duam”.

Por ndërkohë që protestuesit kishin për qëllim t’i bllokonin rrugën forca të shumta policie kanë ndërhyrë për të lejuar qarkullimin normal.Protestuesit thonë se kryeministri nuk është i mirëpritur në Elbasan pasi, sipas tyre, qeveria e tij nuk ka bërë asgjë nga ajo që ju kishte premtuar elbasanasve. Në momentin që ka kaluar eskorta e kryeministrit Rama, në drejtim të saj është qëlluar edhe me gurë, në tentativë për ta ndalur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*