Një moment i rrallë astronomik i kapur nga Virtual Telescope në Toskanë

Falë instrumenteve të Virtual Telescope, të instaluara në Toskanë, është kapur rastësisht një pamje mahnitëse dhe krejt e papritur: një meteor ka kaluar pikërisht në rajonin e qiellit ku ndodhej kometa C/2025 A6 Lemmon, duke krijuar për një çast një “përqafim” optik mes të dyve. Për shkak të një loje të veçantë këndesh dhe perspektive, gjurma e kuqërremtë e meteorës duket sikur përdridhet dhe ndërthuret me bishtin e kometës, ndonëse në realitet të dy trupat ishin të ndarë nga rreth 100 milionë kilometra.

Pamja u regjistrua nga observatori i Virtual TelescopeManciano, provinca e Grossetos, nën një nga qiejt më të errët të Italisë kontinentale.
Kam kënaqësinë të ndaj një imazh vërtet unik dhe spektakolar, tha astrofizikani Gianluca Masi, drejtues shkencor i projektit Virtual Telescope.


Gjatë regjistrimeve të kometës C/2025 A6 Lemmon më 24 tetor në mbrëmje, pata fatin të ndeshem me një fenomen tepër interesant, të cilin, për një rastësi të jashtëzakonshme, arrita ta fotografoj,  shtoi ai.

Kometa C/2025 A6 Lemmon kaloi më afër Tokës më 21 tetor, në një distancë minimale prej rreth 90 milionë kilometrash, dhe tani po vazhdon udhëtimin e saj drejt Diellit. Më 8 nëntor, ajo pritet të kalojë në 79 milionë kilometra nga Dielli moment kur do të arrijë ndriçimin maksimal, duke ofruar kushte ideale për vëzhgime astronomike, nëse moti do ta lejojë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*