Një 42-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e përfshirjes në përpjekjet për të shuar një zjarr masiv në fshatin Kopaçez të Delvinës. Apostol Zhupa, banor i zonës, ishte një nga qytetarët që iu bashkuan forcave zjarrfikëse për të ndihmuar në izolimin e flakëve që rrezikuan disa banesa.

Gjatë përpjekjeve për shuarjen e zjarrit, ai ka pësuar djegie të rënda në pjesën e gjoksit dhe shpatullave. Fillimisht iu dha ndihma e parë në spitalin e Sarandës, por për shkak të gjendjes së tij është transportuar menjëherë drejt Tiranës, në spitalin e djegieve pranë QSUT-së, ku po merr trajtim të specializuar.

Zjarret kanë përfshirë disa zona të jugut të Shqipërisë gjatë ditëve të fundit, ndërsa për shuarjen e tyre janë angazhuar forcat zjarrfikëse, ushtria, policia, si dhe shumë qytetarë vullnetarë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*