Një makinë tip Benz është përplasur pak momente më parë me një kamion në aksin rrugor Laç-Mamurras, në fshatin Gjormë, Kurbin.

Si pasojë mësohet se është plagosur rëndë drejtuesi i makinës me iniciale S.T, 57 vjeç, banues në Kurbin.

Gjithashtu raportohet se i plagosuri është dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Ndërkohë bëhet me dije se drejtuesi i kamionit me iniciale M.L., 37 vjeç, nuk ka pësuar lëndime.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka hapur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*