Policia e Tiranës, ka mundur të arrestojë autorn e dyshuar të plagosjes së rëndë me dashje të S.P, 25 vjeç, ngjarje e ndodhur një ditë më parë në rrugën “Frosina Plaku”.

Kanë qënë Specialistët për Hetimin e Krimit në bashkëpunim me Patrullat e Përgjithshme të Komisariatit të Policisë nr 2 në Tiranë, të cilët pas informacioneve të marra dhe kontrolleve të shumta, bënë kapjen dhe arrestimin e shtetasit: E. K., 22 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi u bë për veprën penale “Vrasja me dashje e mbetur ne tentative” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Ky shtetas më datë 07.06.2019, rreth ores 13.00, në rrugën “Frosina Plaku”, për motive të dobëta ka goditur me thikë shtetasin S.P, 25 vjeç, banues në Tiranë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Tiranë për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*