Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Vlorës.
Sipas informacionit zyrtar të bluve të qytetit bëhet me dije se një 40-vjeçar nga fshati Kërkovë I Vlorës ka plagosur motrën e tij me thikë.
Bëhet gjithashtu me dije se 40-vjeçari me iniciale S.C. ka qënë nën efektin e pijeve alkoolike.
Ndërkohë që ende nuk bëhet e ditur gjendja shëndetësore e motrs së tij me iniciale A.C, agresori është shoqëruar në polici dhe kanë nisur proceduarat për arrestimin e tij.
Informacion paraprak:
Rreth orës 04:40, në fshatin Kërkovë të Vlorës, dyshohet se shtetasi S. C., rreth 40 vjeç, ka plagosur me mjet prerës “thikë” motrën e tij A.C.
Dyshohet se shtetasi S.C ka qenë nën efektin e pijeve alkoolike por po punohet për sqarimin e rrethanave.
Policia ka shoqëruar menjëherë shtetasin S.C dhe po vazhdojnë proçedurat e mëtejshme për arrestimin e tij.