Ndeshja e Kupës së Serbisë mes Trepçës dhe Crvena Zvezdës nuk do të zhvillohet. Klubi I minoritetit serb në Kosovë kishte parashikuar të luante takimin në Mitrovicë, por policia e Kosovës ka kthyer mbrapsht në pikën doganore Crvenza Zvezdën.

Mediat kosovare, por edhe ato serbe shkruajnë se pas ndalimit në Jarinjë, autobuzi me futbollistët është kthyer mbrapsht. Së bashku me ta edhe tifozët që kishin ardhur për të mbështetur Crvena Zvezdën

.Më herët federata kosovare e futbollit kishte kërkuar nga qeveria e Kosovës të merrte masa për këtë situatë dhe si duket thirrjet janë dëgjuar. So që herët në mëngjes në këtë pikë kufitare ka patur një numër të lartë policie, e cila ka arritur të mbajë gjithçka në kontroll.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*