Nga Agron Brataj

Fluks i lartë në Portin e Vlorës. Star Lines, partner i qëndrueshëm edhe në dimër. Drejtuesit garantojnë mbarëvajtje të sezonit turistik

Vlorë, 12 Korrik 2025 – Porti i Vlorës është futur tashmë në një fazë të nxehtë të sezonit turistik, me rritje të ndjeshme të numrit të udhëtarëve dhe mjeteve që hyjnë çdo ditë në territorin shqiptar. Sot, përmes dy trageteve të kompanisë Star Lines Ionian Star dhe European Star  kanë mbërritur në Vlorë 950 pasagjerë, 200 automjete dhe 20 kampera, në një nga ditët me fluksin më të lartë deri më tani këtë verë.

Kompania Star Lines, një nga operatorët më të qëndrueshëm në linjën detare me Italinë, vijon të dëshmojë përkushtim ndaj qytetit bregdetar, duke mos e ndërprerë shërbimin as gjatë muajve të vështirë dimërorë, kur trafiku është minimal dhe shpesh nuk mbulohen as shpenzimet bazë apo tarifat portuale.

Edhe pse porti këtë vit operon në një sipërfaqe të reduktuar territoriale, për shkak të ndërhyrjeve infrastrukturore, menaxhimi i situatës është shembullor. Drejtori i Policisë Kufitare, z. Blendi Jaho, ka marrë mbarëvajtjen e sezonit si një sfidë personale, duke ngritur një organizim të shkëlqyer për përpunimin e pasagjerëve dhe mjeteve, si në hyrje ashtu edhe në dalje. Orari i trageteve respektohet me korrektesë dhe nuk janë regjistruar vonesa apo bllokime në përpunim.

Në drejtimin e Pikës Kufitare Vlorë është vendosur z. Agron Biti, një emër me 35 vite përvojë në Policinë e Shtetit, i cili sjell një nivel të lartë profesionalizmi dhe qetësie operacionale. Së bashku me stafin e efektivëve kufitarë, ai ka siguruar një shërbim efikas dhe korrekt, pa asnjë ankesë nga qytetarët apo operatorët turistikë.

Siguria Portuale, një tjetër hallkë kyçe në funksionimin e portit, ka vepruar me efikasitet të lartë pavarësisht kufizimeve fizike të hapësirës, duke mundësuar kontroll dhe përpunim të shpejtë për çdo mjet dhe pasagjer.

Nga ana tjetër, Drejtori i Portit të Vlorës, z. Ilir Banushi, ka siguruar një gatishmëri të plotë dhe bashkëpunim të ngushtë me të gjitha agjencitë detare. Komunikimi i përhershëm dhe bashkërendimi i veprimeve kanë bërë të mundur një përpunim profesional të fluksit, duke shmangur çdo pengesë logjistike apo burokratike në operacione.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*