Sarandë
Kapet dhe ndalohet edhe një person i shpallur në kërkim për trafikim të narkotikëve.
Specialistët e Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Sarandë, pas hetimeve të kryera në lidhje me djegien e automjetit Range Rover në lagjen nr.4, më datë 02.08.2019, kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, shtetasin Y. K., 25 vjeç, banues në fshatin Toç, Tepelenë.
25 vjeçari nga Tepelena dyshohet se për motive të dobëta, i ka vënë zjarrin me lëndë djegëse automjetit në pronësi të shtetasit Q.Gj.  Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
—-
Policia ka bërë ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim D. A., 32 vjeç, banues në Shkodër. Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.
32 vjeçari dyshohet të jetë një nga bashkëpunëtorët në lidhje me ngjarjen e datës 01.04.2019, ku janë sekuestruar rreth 22 kilogramë kanabis në Konispol dhe janë vënë në pranga 3 shtetas të tjerë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*