Portugalia është fituesja e Ligës së Kombeve. Skuadra e trajnerit Santos mposhti në finale Holandën me rezultatin 1-0, duke u futur kështu në histori, teksa bëhet kombëtarja e parë që fiton këtë trofe.

Supergoli i sulmuesit Guedes, i siguroi fitoren vendasve, të cilët e  dominuan takimin, përballë “tulipanëve”, që nuk ishin në ditën e tyre më të mirë përballjen e sotme.

Vetëm 1 gjuajtje në portë arriti të krijonte Holanda, kundrejt 7 të portugezëve. Pas shënimit të golit, kombëtarja e Kristiano Ronaldos, arriti ta menaxhonte mjaft mirë epërsinë, dukë berë që në “Dragao” të shpërthente festa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*