Prej 3 muajsh administrata e bashkise Peqin nuk ka marrë rrogën. Mësohet se janë rreth 180 punonjës që nuk janë paguar për punën e tyre ndërsa shkaku lidhet me problemet financiare dhe mos mbledhja e të ardhurave nga vetë bashkia.

I kontaktuar nga Albania Times kryebashkiaku i Peqinit, Lorenc Tosku bën me dije se shqetësimi qëndron. Ai shton se është një problematikë e mbartur nga drejtuesit e mëparshëm, pasi ai e mori postin e kryebashkiakut më datë 17 gusht. I pyetur se sa mund të zgjasë kjo çështje, Tosku u shpreh se shpreson të marrë zgjidhje shpejt, por nuk jep afate.

Duke parë gjendjen financiare të institucionit të pushtetit lokal, kryebashkiaku shton se është i vetëdijshëm se punonjësit rrogat e prapambetura nuk mund ti marrin njëherësh ndaj kërkon durim e mirëkuptim. Kujtojmë se 4 vjeçarin e fundit bashkia e Peqinit është drejtuar nga Sajmir Hasalla i PDIU.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*