Nga Ricardo Silva

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro anulloi udhëtim e planifikuar për në Shtetet e Bashkuara pas protestave për të drejtat e homoseksualëve dhe aktivistët e mjedisit.

Bolsonaro pritej të merrte pjesë në një ceremoni në nder të tij në Neë York në fund të majit, organizuar nga Dhoma e Tregtisë braziliano-amerikane.

Disa vende në qytet kanë vendosur të mos e ndjekin ngjarjen.

Zëdhënësi i tij fajësoi kryebashkiakun e Neë York, Bill de Blasio dhe “presionin e grupeve të interesit”.

American Museum of Natural History fillimisht kishte rënë dakord të mbante një darkë gala për presidentin brazilian. Por mori kritika të mëdha për zhvillimin e një ceremonie ku Bolsonaro ishte planifikuar të merrte çmim e personit të vitit.

Sponzorë të tjerë, përfshirë Delta Airlines, gazetën Financial Times dhe konsulencën e menaxhimit Bain & Co, janë tërhequr nga eventi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*