Nga Agron Brataj
U zhvillua me sukses faza e dytë e projektit “Jemi banore te planetit toke.”
Projekt ky  ideuar nga shoqata “Shqiperia”, financuar në bashkëpunim me nje grant të dhënë nga UNDP me mbështetjen e veçantë të Milieukontakt.
Ashtu siç ishte parashikuar, faza e dytë e projektit përmbante udhëtimin  turistik në ishullin e Sazanit dhe gadishullin e Karaburunit.
Favorizua nga moti i mirë, anëtarët e shoqatës”Shqipëria” dhe të ftuar të tjerë, të grupmoshave të ndryshme u nisën nga Kalata e Portit Vlorë drejt destinacioneve Sazan-Karaburun, itinerar i realizuar përmes anijes turistike”Aquamarine”, me angazhimin maksimal të stafit të ekuipazhit për të siguruar udhëtim mjaft komod.
Nën ritmin e  muzikës së përzgjedhur, gërshetuar mes tradicionales dhe tendencave më të fundit udhëtimi nga Vlora drejt destinacionit final u karakterizua nga atmosfera festive pjesë e së cilës u bënë jo vetëm anëtarët e shoqatës “Shqipëria” por dhe turistët e huaj, të cilët kishin zgjedhur të kalonin një ditë relaxi duke shijuar magjinë e Sazanit dhe Karaburunit.
Udhëtimi kaloi që në nisje e deri në mbërritje në destinacionin final mes atmosferës ekzaltuese të këngëve himn të patriotizmit, shoqëruar nga vallet tradicionale të cilave ju bashkuan dhe turistët e huaj, në përpjekje për të mësuar lëvizjet tipike të valleve tona tradicionale.
Mbërritja në gadishullin e Karaburunit u fokusua fillimisht në vizitën përgjatë këtij atraksioni të mrekullueshëm turistik, njohja me biodiversitetin e terrenit, për tu konkluduar më pas me punën konkrete të anëtarëve të shoqatës”Shqipëria” e cila nisi me shpërndarjen e fletpalosjeve dhe broshurave për të gjithë turistët vendas dhe të huaj që ditën e hënë kishin zgjedhur të pushonin  në gadishullin e Karaburunit.
Gjatë bashkëbisedimit me këta turistë anëtarët e shoqatës”Shqipëria” i njohën turistët me rëndësinë e mirëmbajtjes së këtij atraksioni turistik duke marr si përgjigjie prej tyre vlerësimet maksimale për nismën dhe implementimin e projektit i cili ka për qëllim përcjelljen e mesazhit për angazhimin e të gjithë aktorëve për mirëmbajtjen e zonave me rëndësi të veçantë siç është gadishulli i Karaburunit.
Pjesë e programit ishte dhe organizimi i punës kreative nga grupmosha e fëmijëve të cilët realizuan punime në vizatim ku pasqyroheshin idetë e tyre për rëndësinë e mirëmbajtjes së mjedisit duke dhënë mesazhin se të gjithë bashkë, si anëtarë të planetit Tokë duhet të japim kontributin tonë për mirëmbajtjen e mjedisit.
Natyrisht pjesë e axhendës ishte dhe noti në detin e mrekullueshëm të Karaburunit.Kthjelltësia e detit, kristalizimi injë natyre ende të virgjër është dëshmi e bekimit që natyra i ka bërë zonës në fjalë.
Pas shijimit të mrekullisë natyrore të Karaburunit udhëtimi vijoi me itinerarin e kthimit ku ndalesa e rradhës ishte parashikuar në ishullin e Sazanit.
Sapo anëtarët e shoqatës” Shqipëria” mbërritën në Sazan, ashtu si ishte parashikuar, kryetarja e shoqatës, Edlira Kapllanaj, ju shpërndau të gjithë anëtarëve materialet e nevojshme për realizimin e pastrimit të ishullit të Sazanit, punë e realizuar përmes organizimit të anëtarëve në disa grupe të seleksionuar sipas zonave ku do të realizonin pastrimin.
Mbledhja e mbetjeve të gjithëfarëllojshme, të depozituara në kushtet e mungesës së ndërgjegjies qytetare për rëndësinë e mirëmbajtjes së mjedisit u finalizua me grumbullimin e thasëve të shumtë të mbetjeve të mbedhura nga anëtarët e shoqatës” Shqipëria”.
Falenderime të veçanta i takojnë firmës”Duka SH.P.K” e cila  mundësoi angazhimin e sa më shumë aktorëve në pastrimin vullnetar të zonës.
Firma e pastrimit, me president Z. Adhurim Duka , gjithmonë në përmushje të misionit të vet  për një  Vlorë më të pastër duke e intensifikuar punën tani në sezonin e turizmit ku problematikat e ndotjes së mjedisit janë edhe më prezente si rezultat i rritjes së fluksit të vizitorëve.
Mbrojtja e biodiversitetit në zonat e mbrojtura ishte kryefjala e nismës vullnetare të fushatës sensibilizuese të pastrimit duke percjell mesazhin se të gjithë bashkë e secili në mënyrë individuale duhet të jetë aktiv në mirëmbajtjen e mjedisit.
Në fund të axhendës së aktiviteteve kryetarja e shoqatës ‘”Shqipëria”, Edlira Kapllanaj ju dhuroi disa libra të autorëve shqiptarë dhe vlonjatë fëmijëve të cilët jetojnë jashtë vendit, duke përcjell mesazhin e Shoqatës”Shqipëria” për ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës shqipe në të gjitha trevat jashtë Shqipërisë, ku jetojnë e punojnë shqiptarët, si një rëndësi e veçantë për ruajtjen e identitetit shqiptar.
Libra ju dhuruan dhe shumë turistëve të huaj dhe qytetarëve vlonjatë që u bënë pjesë e aktivitetit.
Natyrisht që pjesë e aktivitetit ishte dhe shijimi i detit kristal në ishullin e Sazanit, zona më e virgjër detare.
Itinerari i rikthimit në Vlorë kaloi përmes një atmosfere ekzaltuese e mjaft festive në anijen”Aquamarine” ku kryesoi repertori i muzikës shqiptare.
Atmosfera u finalizua me valvitjen e flamurit shqiptar, identitetit tonë kombëtar në anijen turistike Aquamarine” nën ritmin e këngëve patriotike shoqëruar me vallet tradicionale të cilave ju bashkuan të gjithë turistët shqiptarë dhe ata të huaj si dëshmi kjo e unitetit që duhet të ekzistojë mes kombeve pavarësisht përkatësisë etnike .
Ekuipazhit dhe stafit të anijes turistike “Aquamarine” me kërkesën e shprehur nga vet ata ju dorëzua nga kryetarja e Shoqatës “Shqipëria” ,  Edlira Kapllanaj, Flamuri Shqiptar, i cili tanime do të jetë bashkëudhëtare e itinerareve të kësaj anijeje si për të rikujtuar çdo ditë aktivitetin e organizuar nga Shoqata”Shqipëria” në vijimësi të aktiviteteve të shumta të organizuara e të shumë të tjerave që do të vijojnë me qëllim promovimin e vlerave më të mira të shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit, si dëshmi e traditave të trashëguara nga të parët tanë, tradita të cilat kultivohen në çdo aktivitetet të shoqatës nën kujdesin e veçantë të kryetarit qëndror të Shoqatës” Shqipëria”, z.Ilirian Dhima.
Aktiviteti u mbështet nga një grant i UNDP në kuadër të programit Zbatimi i Planit Strategjik të Qendrës së Vizitorëve Rradhimë” që menaxhohet nga Milieukontakt Shqipëri.
#PKDKaraburunSazan @Administrata Rajonale e Zonave te Mbrojtura Vlore @Milieukontakt Shqiperi

One Comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*