Ka shpërthyer në dhunë protesta e opozitës jo kuvendore nisur rreth orës 18:00 para kryeministrisë e zhendosur më tej tek Parlamenti ku pati edhe episodet më të rënda të dhunës, dhe që vijon ende.

Militantët hodhën bomba molotov ndaj kryeministrisë. Hyrja e godinës ka shpërthyer në flakë. Bomba molotov pati edhe ndaj kryesisë së Kuvendit.

14 efektvë të policisë plagosen nga hedhja e bombave molotov, fishekzjarrëve dhe kapsollëve. Turma e protestuesve çau edhe kordonin e policisë duke u ngjitur në hyrjen e kryeministrisë, por militantët nga jashtë kordonit hodhën sërish bomba molotov duke rrezikuar edhe vetë protestuesit. Një prej tyre mori flakë por shpëtoi fatmirësisht duke hequr rrobat e trupit që u përfshinë nga zjarri. Turma u shpërnda vetëm pas hedhjes së gazit lotsjellës nga ana e policisë.

E gjithë skena e dhunshme ndaj institucioneve dhe policisë ndodhi teksa lideri demokrat Lulzim Basha mbante fjalim në një podium para kryeministrisë, Dhe vetëm drejt fundit të fjalimit të tij bëri thirrjen e parë kundër dhunës, duke ju drejtuar protestuesve:  Mos sulmoni vëllezërit policë

Më tej turma u zhvendos drejt Parlamentit ku u hodhën sërish bomba molotov, fishekzjarrë në mënyrë të çrregullut duke rrezikuar policinë. Turma u shpërnda me hedhjen e gazit lotsjellës dhe me hedhjen e ujit me presion.

Pas arrestimit, sekretari organizativ i PD Sait Dollapi është dërguar në spitalin e traumës, ku po merr edhe ndihmën mjekësore. Ai u arrestua pak më parë nga policia për shkak se sulmoi gjatë protestës në drejtim të perimetrit të sigurisë përpara kryeministrisë.

Por për shkak të reagimit tepër të ashpër të protestuesve, të cilët për minuta të tëra rrethuan Drejtorinë e Policisë Tiranë, i gjithë Spitali i Traumës është rrethuar nga forca të shumta policore.

Kreu demokrat Lulzim Basha ka kërkuar mirëkuptimin e protestuesve për të pritur vendimin që do të marrë PD lidhur me vijimësinë e protestës.

“Kemi thirrur një mbledhje urgjente pas shpalljes së luftës nga Edi Rama. Vendosmëria jonë nuk do të lejojë më kurrë diktatin e krimit  dhe skllavin e tij Edi Rama. Beteja do të vazhdojë deri në fund, derisa të marrë fund lidhjes me krimin. Ju jeni qytetarë dhe prindër. Jeni sot ushtria demokratike. Jeni shpresa e vetme për një Shqipëri demokratike”, u shpreh Basha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*