Nga Agron Brataj

PD, LSI dhe aleatët që tashmë ndodhen jashtë parlamentit dhe kanë bojkotuar zgjedhjet e 30 qershorit 2019, nisën pasditen e kësaj të enjteje protestat antiqeveritare me bllokimin e 5 akseve kryesore rrugore që lidhin jugun dhe Veriun me kryeqytetin. Për një orë u bllokuan pikat kryesore në Elbasan tek rrethrrotullimi i Bradasheshit, në Fier tek rrethrrotullimi i Sheqit, tek Plepat në Durrës dhe tek ish-sheshi Shqiponja në Tiranë, ndërsa ky aksion opozitar i quajtur mosbindje civile u shoqërua me revoltën e përdoruesve të rrugës, shoferëve të shumtë që mbetën të bllokuar. Revoltën e shprehën përmes ndezjes së tymueseve ndërsa pati edhe militantë të irrituar.
Në zonën e Doganës së Tiranës disa protestues i morën me forcë çelësin nga makina duke ja hedhur në rrugë, ndërkohë në Elbasan disa protestues i vunë flakën gomave. Protestuesit po ashtu i kanë vënë zjarrin edhe kantierit të ndërtimit në sheshin “Shqiponja”.

Kryetari i Partisë Demokratike zgjodhi Milotin krah simpatizantëve, dhe pas një orëve bllokimi të rrugës, dha edhe mesazhet politike. Basha shprehu edhe një herë vendosëmrinë për të mos lejuar mbajtjen e zgjedhjeve, teksa artikuloi në mënyrë të drejtpërdrejtë se do të bllokohen të gjitha qendrat e votimit në mënyrë që qytetarët të mos votojnë. Ai tha se opozita nuk mund të klonohet nga përfaqësia e re në Kuvend. Ndërkohë, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim ishte në zonën e Plepave në Durrës, prej nga tha se kryeministri duhet të largohet sa është në kohë për t’i hapur rrugë një procesi të lirë zgjedhor.
Ky është një skenar i përsëritur nga opozita, pasi edhe më parë ka bllokuar rrugët si shenjë e mosbindjes civile, ndërsa në 11 maj do të jetë protesta kombëtare para Kryeministrisë.

Edhe tani, një vit më pas, opozita vijon që të kërkojë largimin e Ramës dhe krijimin e një qeverie tranzitore për të përgatitur zgjedhjet e parakohshme parlamentare. PD dhe LSI kanë paralajmëruar se nuk do të lejojnë zhvillimin e zgjedhjeve lokale, ndërsa nuk u regjistruan në KQZ.

Bllokimi i rrugës nga militantët e PD dhe LSI për rreth një orë në akset që lidhin Tiranën me disa qytete në veri në Jug të vendit ka sjellë bllokim të rrugëve dhe të qarkullimit të automjeteve.
Për pasojë qytetarët kanë mbetur të bllokuar pa pasur mundësi të lëvizin.
Një pjesë e tyre kanë zgjedhur të përdorin rrugë alternative ndërsa një pjesë e tyre kanë zbritur nga automjetet me bagazhe në dorë duke zgjedhur të ecin në këmbë duke dhënë përshtypjen e emigrantëve refugjatë.
Në rrethrrotullimin e Sheqit në Fier, militantët e PD dhe LSI kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve për rreth një orë. Megjithë thirrjete vazhdueshme të liderëve të opozitës për pjesëmarrje në protestë numri i tyre ka qenë i pakët.

Pas një ore, ka përfunduar protesta e opozitës, e cila mbajti të bllokuar pesë akse kryesore në vend. Pas përfundimit të saj ka vijuar qarkullimi i automjeteve normalisht në këto zona:
Tiranë, rrethrrotullimi Shqiponja
Durrës-Kavajë, Plepa Autostradë- përballë shtëpisë së pushimit
Fier, rrethrrotullimi Sheq
Elbasan, rrethrrotullimi Bradashesh
Milot, karburanti në autostradë

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*