Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetin social twitter përsa i përket protestës së opozitës.
Ai shkruan se është një trishtim se si një lider opozite është katandisur aq keq si Lulzim Basha, duke i quajtur këto veprime të tij si politikë qorre.
Postimi i plotë:
Çfarë trishtimi një lider opozite që me zë të ikur i thotë qeverisë “Aman ik!”,ndërkohë që ata rrotull tij hedhin zjarr mbi godinën e saj! Uroj që kujt vete ende pas kësaj politike qorre, t’i jetë hapur sonte syri nga zjarri që qeverisë s’ka ç’i bën,po Shqipërisë i bën veç dëm.




