Mazhoranca i ka numrat për të shkarkuar Metën dhe heshtja nga ana e partnerëve tanë ndërkombëtarë, SHBA dhe BE do të jetë dhe mënyra e aprovimit për këtë votim ekstrem në Kuvend, për të larguar kreun aktual të shtetit. Rolin e Presidentit deri në shtator, nëse nuk bëhet një procedurë rrufe e emërimit të presidentit të ri, do ta luajë sipas Kushtetutës kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi. Presidenti i ri pritet që të miratoje ngritjen e Gjykatës Kushtetuese sipas procedurës së përshpejtuar, por dhe të mbështesë fort ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë, SPAK dhe BKH. Menjëherë pas shkarkimit, Ilir Metës do t’i ndalohet hyrja në Presidencë, dhe s’do lejohet të kryejë asnjë veprim tjetër përpos marrjes së sendeve personale
Socialistët nuk janë të vendosur vetëm për të zhvilluar zgjedhjet vendore më 30 qershor, por do të vijojnë më tej në vendimin e tyre.

Teksa kanë lexuar deklaratën paraprake të Ilir Metës si President për vendimin e tij për shfuqizimin e dekretimit të zgjedhjeve me 30 qershor, kupola më e lartë socialiste është e vendosur për të ndërmarrë veprimin ekstrem, sipas tyre kushtetues dhe në mbrojtje të vlerave të shtetit.

Burime brenda kryesisë së PS, bëjnë me dije se java e ardhshme do të jetë vendimtare për të mbrojtur vendin nga grusht i “bardhë” shteti, apo siç e quajnë ndryshe grusht shteti kushtetues.

Një nga anëtarët e kryesisë së PS, i cili për arësye të paditura nuk pranon të bëhet publik, saktëson se do të shkarkohet Ilir Meta nga posti i Presidentit, duke i dhënë fund në këtë mënyrë sjelljes së tij antikushtetuese, ndërkohë që Shqipëria gjendet përballë sfidave të mëdha të vendimit për negociatat dhe ngritjes së SPAK dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Mësohet se mazhoranca i ka numrat prej 94 votash për të shkarkuar Ilir Metën dhe heshtja nga ana e partnerëve tanë ndërkombëtarë, SHBA dhe BE do të jetë dhe mënyra e aprovimit për këtë votim ekstrem në Kuvend, për të larguar kreun aktual të shtetit.

Rolin e Presidentit deri në shtator, nëse nuk bëhet një procedurë rrufe e emërimit të presidentit të ri, do ta luajë sipas Kushtetutës kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi.

Presidenti në detyrë pritet që të miratoje ngritjen e Gjykatës Kushtetuese sipas procedurës së përshpejtuar që është nisur, por dhe të mbështesë fort ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë, SPAK dhe BKH.

Burimet brenda PS bëjnë me dije se menjëherë pas shkarkimit, Ilir Metës do t’i ndalohet hyrja në Presidencë.

Dhe për kundërshtinë që opozita dhe Ilir Meta pritet të bëjnë, sipas të cilit shkarkimi i Presidentit duhet të bëhet pasi të vendosë Gjykata Kushtetuese, e cila është e shkrirë aktualisht, mazhoranca e ka gati argumentin.

Mbrojtja e shtetit dhe e Kushtetutës nga një vendim antikushtetues i ndërmarrë në përsëritje pikërisht nga “roja” e tyre që është Presidenti, prevalon mbi çdo lloj diskutimi dhe veprimi tjetër.

Me ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, palët kanë të drejtën e ligjshme dhe kushtetuese që të ankohen në këtë institucion gjyqësor dhe kushtetues për vendimet e tyre.

Pra PS të ankohet për “lajthitjen” e Metës rreth shfuqizimit të dekretit të datës së zgjedhjeve pa pyetur palët politike, ndërsa Meta të ankohet po për “lajthitjen” e mazhorancës për shkarkimin e tij të menjëhershëm si President i Republikës

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*