Një rast i rëndë keqtrajtimi kafshësh ka tronditur komunën e San Sebastiano al Vesuvio, në provincën e Napolit. Një 39-vjeçar është denoncuar nga karabinierët pasi ka tërhequr një qen me një zinxhir mbytës për gati gjashtë kilometra, ndërsa udhëtonte me një biçikletë elektrike.

Qeni, një femër e racës pastore gjermane, 5 vjeç e gjysmë, me emrin Bella, i përkiste një 54-vjeçari nga qyteti Volla, i cili gjithashtu është vënë nën hetim për bashkëpërgjegjësi në keqtrajtim dhe braktisje kafshësh.

Sipas hetimeve, burri ishte nisur nga Volla me qenin e lidhur pas biçikletës dhe e kishte tërhequr për më shumë se 5 kilometra. Ngjarja u zbulua nga një kalimtar, i cili pa qenin që mezi ecte dhe menjëherë njoftoi karabinierët.

Forcat e rendit arritën në vendngjarje dhe i kërkuan burrit të ndalonte. Pas ndalimit, qeni nuk ishte më në gjendje të qëndronte në këmbë, ndërsa në asfalt u vunë re gjurmë gjaku.

Bella është dërguar menjëherë në klinikën veterinare të Torre del Greco, ku po merr trajtim mjekësor nën kujdesin e veterinerëve të ASL Napoli 3. Autoritetet ndërkohë kanë nisur procedurat ligjore kundër dogsitter-it dhe pronarit të saj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*