Një nënë britanike ka rrëfyer historinë e pabesueshme të djalit të saj, i cili pësoi një incident të rëndë në moshën 1-vjeçare.

35-vjeçarja, Lee Alexander, ishte duke ftuar një miken e saj për një shëtitje të premten e 28 shtatorit të vitit të kaluar, kur djali i saj Henri, u rrëzua nga divani teksa tentoi të shkonte drejt saj.

Foshnja ra me kokë në tokë dhe pësoi një krizë të rëndë, që i shkaktoi dëmtime në tru.

Henri i vogël u fut në gjendje kome pas incidentit, ndërkohë që mjekët bën ç’mos që të normalizonin situatën e tij.

Vogëlushi u diagnostifikua me “rrjedhje të trurit”, që iu shkaktua në momentin që përplasi kokën në tokë.

Ai u zgjua nga koma një javë më vonë, por për shkak të dëmtimit që kishte marrë në tru, ai ishte i paaftë për të parë, folur, ecur apo ushyqer veten.

Por falë kujdesit të jashtëzakonshëm të mjekëve dhe nënës së tij, një vit më pas Henri ka bërë një rekuperim të jashtëzakonshëm dhe sot është si çdo bashkëmoshatar i tij.

Teksa foli për fatkeqësinë që i ndodhi, nëna e Henrit tha:

‘’Dola menjëherë në rrugë me Henry-n në krahë duke bërtitur për ndihmë. Ne jetojmë në një ndërtesë të re dhe e dija që afër jetonin dy infermierë dhe nënat e tjera gjithashtu do të ishin në shtëpi në atë orar.”

Një fqinj e mori Henrin nga krahët e zonjës Alexander dhe e shtroi në dysheme në shtëpinë e saj, ndërkohë një tjetër telefonoi 999, ndërsa shëndeti i vogëlushit sa vinte dhe përkeqësohej.

Zonja Alexander, e cila ka dhe një vajzë tjetër 9-vjeçare, tha:

‘’Unë isha duke menduar që Henri kishte vdekur ose ishte duke vdekur. I thashë babait tim,’ Henry nuk po merr frymë ‘. Ai më tha: ‘Qetësohu Lee, çdo gjë do të shkojë mirë’.

Kur mjekët e ndërhyrjes së shpejtë (paramedikët) nuk ishin në gjendje ta stabilizonin atë, Henri u dërgua në Spitalin Addenbrookes në Kembrixh.

Mjekët bënë gjithçka që Henri të shërohej plotësisht dhe përpjekjet e tyre më në fund pas një viti, u shpërblyen në mënyrën më të mirë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*