Një studente e Universitetit të Kembrixhit ka humbur jetën në mënyrë tragjike, pasi ka rënë nga aeroplani, nga një lartësi mbi 1500 metra.

Burime policore rapotuan se 19-vjeçarja, Alana Cutland, e cila po udhëtonte drejt Madagascar në një ekspeditë studimore, ra nga avioni i vogël, pasi tentoi të hapte derën e aeroplanit.

Alana ishte studente e vitit të dytë për Shkencat e Natyrës Biologjike.

Sipas autoriteteve, trupi i saj nuk mund të gjendet kurrë, pasi ajo ra në një zonë të mbushur me kafshë të egra.

Ngjarja e rëndë ndodhi vetëm 10 minuta nga ngritja e aeroplanit të vogël nga Madagascar.

Mendohej se ajo po shkonte për të hulumtuar zonën e largët të Anjajavit në Madagascar, së bashku me një njohurin e saj dhe pilotin e aeroplanit.

Ky udhëtim ishte privat, dhe jo pjesë e ndonjë udhëtimi studimor i organizuar nga Universiteti i Kembrixhit.

Prindërit e vajzës janë shprehur të pikëlluar pas ngjarjes së rëndë dhe kanë kërkuar nga policia zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ende nuk është e qartë nëse ishte vajza që e hapi derën e aeroplanit, apo ndonjë pasagjer tjetër në aeroplan. Çështja po hetohet nga policia.

Pas humbjes së vajzës, prindërit e saj u shprehën:

“Vajza jonë Alana ishte një femër e mrekullueshme, e pavarur, e cila duhej dhe admirohej nga të gjithë ata që e njihnin. Ajo gjithmonë i mbështeste miqtë dhe familjen e saj. Alana kapi çdo mundësi që i ofrohej me entuziazëm dhe një ndjenjë aventure, duke kërkuar gjithnjë të zgjerojë njohuritë dhe përvojën e saj në mënyrat më të mira të mundshme. Alana ishte gjithashtu një balerinë e talentuar dhe përqafoi anën më kreative të talenteve të saj me gëzim dhe angazhim. Etja e saj për të zbuluar më shumë botën, bëri që ajo të shfrytëzonte çdo sekondë të jetës së saj. Ne jemi të pikëlluar nga humbja e vajzës sonë të mrekullueshme e të bukur, e cila i jepte dritë jetës sonë, dhe gjithmonë i bënte të lumtur njerëzit përreth”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*