Kryetari i PD, Lulzim Basha, publikoi një video për të dhënë mesazhin se Edi Rama nuk ka me shanse të vazhdojë të drejtojë Shqipërinë bashkë me krimin. Videoja u postua fill pasi Partia Socialiste nisi zyrtarisht fushatën për zgjedhejt e 30 qershorit.
Në videon e publikuar, kreu i opozitës rendit faktet, që do të duhet ta kishin detyruar një kryeministër normal të jepte dorëheqjen e të largohej pa kosto për vendin. Ne rastin e Edi Ramës, këto fakte lidhen me marrjen e pushtetit me blerjen e votave nëpërmjet krimit dhe parave të korrupsionit. Basha përmend rreth 20 raste, kur Rama duhet të ishte larguar, duke nisur nga pakti me krimin tek keqqevrrisja, dhunimi i qytetarëve dhe korrupsioni.
“Pushteti i Edi Ramës ka rënë. Ai duhet të ishte larguar:
Kur i dha pushtet kriminelëve! Kur Elvis Roshi doli trafikant e përdhunues!Kur Saimir Tahiri doli trafikant dhe blerës votash! Kur Shqipëria u kthye në hambar droge! Kur u zbuluan koncesionet e hajdutërisë!
Kur Fatmir Xhafaj mbrojti drogën me shtet! Kur fshehu 30 milionë euro në Amerikë!
Kur grabiti me oligarkët çdo pasuri publike! Kur tradhtoi integritetin e Kosovës!

Asnjë hap pas!”