Ndonëse presidenti Ilir Meta njoftoi ditën e djeshme anulimin e datës e zgjedhjeve lokale të parashikuara për t’u mbajtur me 30 qershor, kryeministri Edi Rama vijon axhendën e tij elektorale.

Paraditen e sotme ai ishte në Burrel nga ku foli për vendimin e presidentit Ilir Meta, duke thënë se ditën e djeshme ai shkroi fatin e tij dhe humbi të drejtën për të qëndruar në atë zyrë.

Kryeministri deklaroi se akti që paralajmëroi presidenti i Republikës, ‘politikisht është vetëvrasje, ligjërisht është nul dhe moralisht është turp dhe s’ka më turp‘.

Ai shprehu vendosmërinë se zgjedhjet do mbahen do apo s’do Saliu apo fallxhorja.

Kreu i qeverisë foli edhe për rrugën e Arbrit, teksa deklaroi   se punimet në këtë aks do bëjnë të mundur që brenda 4-vjeçarit të ardhshëm rruga nga Burreli në Tiranë do bëhet brenda orës.

Presidenti njoftoi ditën e djeshme pak pas nisjes së protestës së tetë kombëtare të opozitës së bashkuar se do të anulojë dekretin për zgjedhjet e 30 qershorit. Kreu i shtetit, nuk ka caktuar datë të re për mbajtjen e zgjedhjeve. Në një deklaratë për mediat shpërndarë në nisje të protestës të tetë të opozitës jo parlamentare kundër qeverisë, Meta deklaroi se ky vendim vjen pasi asnjë nga palët politike nuk ka reflektuar për zgjidhjen e krizës.

Pas shkeljes së rëndë të Kushtetutës nga kreu i shtetit, Partia Socialiste mësohet se ka nisur menjëherë lëvizjet për të mundësuar shkarkimin e Ilir Metës si President i Republikës. Sipas burimeve, socialistët do të përgatisin procedurën për shkarkimin e Metës me dy të tretat e votave të Parlamentit.

Kryeministri Edi Rama njoftoi investimin që do bëhen në rrugën e Arbrit e cila siç tha ai brenda katër viteve të ardhshme do mundësojë që rruga Tiranë-Burrel të bëhet brenda orës. Ai tha se kompania e mriëmbajtjes së rrugës Burrel-Klos do mbajë përgjeëgjësi për punën pa cilësi.

Nga Burreli teksa vijoi fushatën elektorale kryeministri Edi Rama e cilësoi veprim e Metës nul dhe u shpreh i vendosur se zgjedhjet do bëhen më 30 qershor, do apo nuk do Saliu, Iliri, Basha apo fallxhorja.

“Dje papritur u shfaq shpëtimtar i atyre që kishin mbatur atje në rrugë, presidenti i Republikës duke paralajmëruar një akt që politikisht është vetëvrasjes,ligjërisht është nul dhe moralisht është turp dhe s’ka më turp dhe mos u çudisni nëse ju them se nga fronti shpëtimtar i opozitës nu është çmenduria e fundi, do ketë edhe gjëra të tjerë.Do apo s’do Saliu, Iliri, Basha apo fallxhorja zgjedhjet do bëhen në 30 qershor. Kushtetuta nuk është filxhan që e rrotullon nga të duash”, tha Rama

Kryeministri Edi Rama deklaroi se me anulimin e dekretit të 30 qershorit, presidenti Ilir Meta e humbi të drejtën për të qëndruar në zyrën e tij.

Dje Ilir Meta  e ka shkuar fatin e tij si një president që e ka humbur të drejtën të qëndrojë në këtë zyrë dhe jo sepse kështu them unë por sepse kjo që shikoni është dhe do jetë pasqyra e një të vërtete do t’iu bëhet shumë e qartë. Kjo luftë nuk është për Bashkitë. Gjithë kjo orvatje për ta çuar Shqipërinë në orvatje nuk bëhet për disa bashki por sepse kërkohet një pazar për të varrosur reformën në drejtësi, kërkohet rrëmujë për të goditur të vetmen forcë që do të jetë mbështetësja e reformës në drejtësi dhe e zbatimit të saj për të kaluar nga ligjet te gjyqet. Ilir Meta mund të bëj një dekret për t’i shpallur luftë Amerikës por kjo është e pa logjikshme”, tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*