Ditën e sotme kryeministri Edi Rama është takuar me qytetarët kurbinas, ku ka prezantuar edhe kandidaten për kryetare të Bashkisë së Kurbinit, Majlinda Cara.
Rama është shprehur se qeveria nuk mund t’i hapë rrugë shtyrjes së zgjedhjeve, sepse më pas elektorati do humbiste besimin dhe nuk do kishin me çfarë sy e faqe ti kërkonin votën.
Sipas Kryeministrit opozita sot është e pakët në numër dhe do të jetë gjithmon e më pak.
Edi Rama: Nuk funksionin dot një vend, shtet, me teorinë hapi rrugë budallait se mund të prishë punë. Nëse ne në një moment të vendosnin dakord, ti hapim rrugë dhe meqë s’doni të hyni në zgjedhje i shtyjmë. Nesër do të dilte një parti tjetër, dhe do kërkonte po të njëjtën gjë edhe ku do shkojmë kështu. Imagjinoni sikur ti hapim rrugë dhe ti shtyjmë zgjedhjet dhe me çfarë sy e faqe do ju dilnim nesër e tju kërkonim votën. Këtë lloj çorapi dhe rrumopalle që ata ëndërrojnë për Shqipërinë, ne nuk mundet, nuk duhet dhe nuk do ta lejojmë. Ata janë pak dhe do të jenë çdo ditë e më pak.
Babë e bir, që nga ish-kryeministri Berisha u tha se ishin dhunuar dhe rrahur barbarisht nga policia, kryeministri Edi Rama u shpreh se ata ishin rrahur nga të vetët me shkopa hekuri.
Edi Rama: E patë se si plaku që i mban lidhur ata si kokrrat e tespijeve të vet nxorri sikur dy protestuesit, babë e bir se ishin masakruar nga policia. Ata ishin masakruar nga ata vetë. Huliganë me shkopa hekuri që ju shkaktuan gjithë ato dëmtime mu në mes të protestës. Sado inat që demokratët ta kenë qevrinë, si mund të shkojnë të përzihen në turma ku disa përzihen me shkopa hekuri, disa rrinë me kapuç të zinj, ku i dyti ju bërtet dhe ulëret instikteve më të egra të njeriut për të përdorur dhunë. 
Ata nuk meritojnë jo respektin e shumicës, por as të demokratëve të zakonshëm, që duan një qeveri tjetër, por nuk duan që Shqipëria të kthehet mbrapa dhe të vuajë familja e tyre. Ata janë pak dhe do jenë gjithmon e më pak, ne jemi shumë dhe do të jemi gjithmon e më shumë. Ata janë dembelë, përtacë, nuk e duan punën.




