Kryeministri Edi Rama nga Ishull Lezha teksa ishte i pranishëm në hapjen e aktivitetit turistik “Festat lokale 2019” tha se shifrat e publikuar nga operatorët turistikë, tregojnë qartë se vizitorët e huaj janë shtuar ndjeshëm në vendin tonë.

Ai tha se qeveria dhe ministria përkatëse do të punojnë fuqimisht për të shtuar aktivitetet kulturore, pasi sipas tij, kjo qasje është një domosdoshmëri.

Shefi i ekzekutivit nuk kurse as ironitë ndaj opozitës së bashkuar, ndërsa tha se vendi ynë mund të përfshihet në listën e vendeve që mund të ofrojë edhe “turizëm protestash”.

“Këtë vit vazdhojmë me shpresë që janë refklektuar sic duhet ato që këmi mësuar dhe njëkohësisht me dëshirën, që të kalojë mesazhi tek operatorët, tek komuniteti dhe tek sipërmarrësit. Qevria dhe ministritë duhet të jenë aty për të ndihmuar, për të shtuar dhe pasuruar kalendarin turistik. Kanë zgjedhur ta prezantojnë këtë  kalendar këtu në Lezhë. Ashtu sikundër na japin të drejtë numrat që vijnë në rritje, edhe shifrat janë inkurajuese. Numri i turistëve nordikë, këtë vit rritet me 20 % dhe ai i turistëve polakë me 40 %. Këto janë shifra që vijnë nga kontrata të operatorëve. Në muajin mars patëm 10 % më shumë të huaj që kanë hyrë në Shqipëri edhe në prill pothuajse 10% më shumë. Kjo obobo-ja  e madhe nuk ka ndikuar aspak tek numri i turistëve. Ne mund të bëhemi një vend, që do mund të ofrojmë edhe turizëm protestash. Duke qenë se janë protesta me orar dhe stacione të përcaktuar dhe me të gjithë atë skenografinë  e përgatitur për të argëtuar njerëzit përmes ekraneve, duke iu sugjeruar  edhe vizitorëve të shohin edhe një protestë,vetëm se do të numërohen si protestues dhe do i rrisin numrin artificialisht.”-tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*