Kancelaria gjermane ka zbardhur axhendën e samitit të nesërm, ku bie në sy edhe takimi që Rama do të zhvillojë me Merkelin ‘kokë më kokë”.
Njoftimi për shtyp i Kancelarisë:
Të hënën pasdite, një takim i Ballkanit Perëndimor do të mbahet në Kancelarinë Federale me ftesë të Kancelares Federale dhe Presidentit francez Emmanuel Macron. Së pari, Kancelarja do te prese kryeministrin e Republikës së Maqedonisë se Veriut, Zoran Zaev, për një bisedë.
Pas ardhjes së Shefave të Shtetit dhe Qeverive të Bosnje-Hercegovinës, Kroacisë, Kosovës, Malit të Zi, Serbisë, Sllovenisë dhe Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, do te fillojë takimi i Ballkanit Perëndimor.
Me pas Kancelarja do të ketë një bisedë me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama. Në vijim, Kancelarja do të mbajë një diskutim të shkurtër dypalësh me Presidentin francez Macron, pasuar nga deklaratat per shtyp nga të dy liderët.




