Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha uron besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit. Përmes një postimi në faqen e tij të Facebook, Basha i uron besimtarëve agjërim të lehtë dhe të pranuar.

Kreu i PD-së shkruan ndër të tjera që lutet që sakrifica fisnike e çdo besimtari të shndërrohet në bekim hyjnor.

“Në nisje të muajit të shenjtë të Ramazanit, ju uroj nga zemra të gjithë besimtarëve myslimanë, të dashur vëllezër dhe motra, agjërim të mbarë, të lehtë e të pranuar në këtë muaj të sakrificës, të shpresës dhe të ngadhnjimit! Lutem që sakrifica juaj fisnike të shndërrohet në bekim hyjnor për të gjithë agjëruesit, për çdo familje shqiptare, për vendin tonë dhe për mbarë kombin shqiptar!
Zoti e bekoftë Shqipërinë!”-shkruan Basha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*