Presidenti Ilir Meta ka reaguar pak më parë pas përplasjeve mes protestuesve dhe efektivëve të Policisë te Parlamenti.
Meta u ka bërë thirrje për herë të dytë protestuesve të opozitës që të distancohen nga aktet e dhunës dhe të mos rrezikojnë efektivët e policisë.
‘Presidenti i Republikës, Ilir Meta u bën sërish thirrje qytetarëve të distancohen nga aktet e dhunshme dhe nga individët, të cilët rrezikojnë policët’, thuhet në njoftimin e Ilir Metës.
Prej afro gjysmë ore situata te Parlamenti është tepër e tensionuar pasi protestuesit kanë qëlluar dhe vazhdojnë të qëllojnë me bomba molotov drejtpërdrejt punonjësit e Policisë.




