Trageti “Red Star Ferries” operon prej 20 vitesh në Portin e Vlorës  duke përshkruar itinerarin Vlorë-Brindizi.
Në 20- vitet e operimit të tij, jo çdo ditë e funksionimit dhe ofrimit të shërbimeve ka qënë sukses i mirëfilltë, kjo për arsye nga më të ndryshmet .
Por mbetet fakt gadishmëria e stafit dhe ekuipazhit për t’ju ofruar në kohë reale shërbimin cilësor të gjithë atyre që kanë zgjedhur dhe zgjedhin të udhëtojne drejt Brindizit ose anasjelltas nga Brindizi në Vlorë përmes linjës së tragetit “Red Star Ferries”.
Mbeten fakt avaritë apo vonesat e linjës, deri dhe pezullimi i operimit për disa ditë i linjës për shkak të avarive të tragetit, por edhe në këto raste zgjidhja është ofruar nga kompania” Red Star Ferries” e cila ka marr përsipër pagesën e trageteve të tjerë të cilët kanë operuar në ditë të caktuara, kjo me qëllimin e vetëm për të mos penalizuar udhëtarët.
Aktualisht në vitin e 20- të të operimit të tij në Portin e Vlorës, trageti “Red Star Ferries” funksionon me kapacitet të plotë, duke ofruar çmimet më konkuruese në treg.
Cilësia e udhëtimit është garancia kryesore e suksesit të kësaj linje.
Respektimi i orareve dhe ditëve të udhëtimit sipas grafikut përkatës ka shmangur rradhët e gjata të udhëtarëve dhe orët e pritjes të cilat kanë qënë problematikat kryesore të udhëtarëve referuar destinacionit Vlorë-Brindizi .
“Red Star Ferries”, linja detare që ofron komoditetin e duhur për një udhëtim brenda parametrave të duhur!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*