Në konferencën për reformën zgjedhore të organizuar nga OSBE, ambasadori i OSCE, Bernd Borchardt u shpreh se vendi ka nevojë për unitet dhe dialog. Borchardt  tha se parlamenti gjerman i vuri shumë përgjegjësi parlamentit shqiptar, duke mbështetur hapjen e negociatave, por me disa kushte për plotësimin e rekomandimeve.

“Vendi ka nevojë për unitet dhe dialog. Dje parlamenti gjerman i vuri shumë përgjegjësi parlamentit shqiptar. Mbështet hapjen e negociatave por ka disa kushte për plotësimin e rekomandimeve. Një nga këto është reforma zgjedhore. Do diskutojmë sesi një sistem i ri i mundshëm të jetë transparent.

Më tej, Borchardt theksoi se sistemi zgjedhor në Shqipëri nuk duhet tu mohojë qytetarëve përfaqësim të drejtë. Gjithashtu, ambasadori i OSBE-së tha se duhet të lëmë pas deklaratat retorike duke i zëvendësuar me diskutime konkrete.

“Sistemi zgjedhor në Shqipëri nuk duhet ti mohoj qytetarëve përfaqësim të drejtë. Ne jemi të gatshëm të ofrojmë ekspertizë, a duhet ndryshuar sistemi zgjedhor ose jo. Ky është vendimi i juaj, pasi ne nuk rekomandojmë sisteme të caktuara. Japim mendime për kodin zgjedhor sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR.

Një kërkesë të flasim për këtë temë dhe mos të bëjmë deklarata politike të përgjithshme. Të lëmë pas deklaratat retorike duke i zëvendësuar me diskutime konkrete.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*