Nga Agron Brataj
Me mijëra familje që kanë marrë troje nga bashkitë ndër vite dhe i kanë ende pa dokumenta, tashmë do të kenë mundësi ti regjistrojnë ato. Drejtori i Agjensisë së Kadastrës, Artan Lame, sqaroi se tashmë qytetarët  tashmë duhet të presin proçedurat dhe në bashkëpunim me njësitë vendore do të zgjidhin këtë ngërç të krijuar prej vitesh. Saranda është qyteti  i cili ka numrin më të lartë të objekteve që pritet të përfitojnë.
Të gjitha ato familje që kanë ndërtuar banesat e tyre në truall të dhënë nga njësitë vendore tashmë do kenë mundësi ti regjistrojnë.
Drejtori i Agjensisë Shtetërore të Kadastrës bëri me dije se vendimi i fundit i qeverisë  tashmë do të zgjidhë këtë ngërç.
Artan Lame: Bëhet fjalë për kategorinë e trojeve që kanë dhënë bashkitë kohë pas kohe, vit pas viti për të ndërtuar pas viteve ’90. Diku i kanë dhënë me vendime bashkiake, diku thjesht me firmë të kryetarit të bashkisë, diku kanë dhënë truallin por nuk u kanë dhënë letrat, diku u kanë dhënë leje ndërtimi por nuk kanë lidhur marrëveshje për kalimin e truallit.
Saranda është një ndër qytetet me numrin më të lartë të qytetarëve që përfitojnë nga vendimi.
Artan Lame: Saranda e ka shumë të theksuar këtë por ka në Lezhë, ka në Durrës, në shumë bashki që kanë dhënë troje.
Tashmë të gjithë ata qytetarë që përfitojnë duhet të presin proçedurat dhe të bashkëpunojnë me njësitë vendore  për të regjistruar objektet.
Artan Lame: Qytetarët për çështjen e trojeve të bashkive thjesht do të presin procedurën  që do të fillojë nga ana jonë, e Agjencisë së Kadastrës në bashkëpunim dhe me njësitë e qeverisjes vendore, sepse ata kanë arkivin.
Një problem i tillë ekziston në pothuajse të gjitha bashkitë dhe prej 22 vitesh qytetarët për shkak të problematikave nuk kanë mundur të regjistrojnë truallin e marrë nga drejtuesit vendorë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*