Debutimi i Edy Reja-s me kombëtaren shqiptare nuk ka shkuar ashtu siç duhej. Kuqezinjtë janë mposhtur 1-0 në transfertë nga Islanda në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Europianit, duke komplikuar ndjeshëm fatet e kuqezinjve në Grupin H.

Fillimi i ndeshjes në Rekjeavik dha sinjale pozitive, pasi skuadra kuqezi krijoi volum loje dhe raste, por pa arritur të gjejë golin. Për t’u evidentuar goditja e Hysajt në minutën e 4, që për fatin e keq tonin gjeti reagimin e shkëlqyer të portierit. Pas këtij episodi islandezët u rritën pak nga pak në lojë dhe në minutën e 22-t gjetën avantazhin.

Gudmundsson bëri gjithçka në mënyrë të përkryer fillimisht duke kaluar tre lojtarë shqiptarë në hyrje të zonës dhe më pas duke finalizuar siç duhet. Goli shtangu Shqipërinë e cila përveç disa rasteve sporadike në fundin e pjesës së parë nuk bëri më shumë. Në pjesën e dytë vendasit kontrrolluan lojën dhe zëvendësimet e Reja-s duke futur Kaçen, Ndojin dhe Sadikun nuk dhanë rezultat.

Në fund vjen një humbje që përkeqëson jo pak fatet e Shqipërisë në Grupit H. Kuqezinjtë pas 3 ndeshjesh renditen në vendin e katërt me tre pikë, në një kohë ku përveç Islandës skuadrat e tjera kanë një ndeshje më shumë për të zhvilluar. Sfida e radhës e kuqezinjve është të martën me 11 qershor në Elbasan Arena kundër Moldavisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*