Edi Reja nis zyrtarisht punën në fushë, publikon listën paraprake me 10 lojtarët e grumbulluar për dy sfidat e radhës kundër Islandës dhe Moldavisë në kualifikueset e “Euro2020”. Tekniku italian suprizon jo pak në listën e parë të publikuar duke respektuar kampionët e Superligës, përveç Alban Hoxhës, grumbullon për herë të parë në Kombëtare edhe Bruno Telushin.

Lista

Në listën paraprake nuk mungojnë as legjionarë të njohur, si Kaçe, Basha apo Grezda. Gjithashtu një ftesë kanë siguruar Enea Mihaj, Demarku, Ndoj dhe Ylber Ramadani. 10 lojtarët kanë përfunduar sezonin me klubet e tyre dhe janë grumbulluar për të ruajtur gjëndjen e tyre fizike si edhe për tu vëzhguar nga afër nga stafi teknik i ekipit kombëtar. Kjo javë stërvitore që do të përmbyllet ditën e shtunë me një seancë paradite. Ditën e hënë, më 27 Maj, trajneri Reja do të dalë në konferencë për shtyp ku do të bëj publike dhe listën zyrtare të lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet eliminatore të muajit qershor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*