4.5 ton kokainë u sekuestruan në portin e Hamburgut. Bëhet fjalë për sasinë më të madhe të drogës të kapur ndonjëherë në Gjermani.

Kokaina ishte ndarë në 4200 pako të fshehura në 211 çanta të mëdha.

Trafikantët tentuan ta kalonin ngarkesën në doganë si transport i farave të sojës.  Por tentativa e tyre shkoi dëm, pasi droga u zbulua gjatë kontrolleve rutinë.

Sasia e madhe e drogës ishte nisur me anije nga Montevideo në Uruguaj, në Hamburg do të qëndronte në tranzit, ndërsa destinacioni final do të ishte porti i Antwerp në Belgjikë.

Sipas autoriteteve gjermane vlera e drogës së sekuestruar arrin në 1 miliard Euro.

Vetëm vitin e kaluar policia e Hamburgut ndaloi disa ngarkesa me kokainë për një vlerë prej 520 milionë Euro.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*