Elseid Hysaj nuk është futbollisti i vetëm i nxjerr në shitje nga drejtuesit e Napolit. Në listën e të padëshiruarve të Carlo Ancelottit kanë përfunduar edhe dy yjet e mesfushës napoletane, Lorenzo Insigne dhe Allan.

Siç raportohet nga “Gazzetta dello Sport”, Ancelotti dëshiron transferimin e yllit të PSV, Lozano me çdo kusht dhe shitja e dy mesfushorëve do të sillte të ardhura të konsiderueshme për të sjell emra të rinj në “San Paolo”. Lozano nuk do të jetë i vetmi futbollist që pritet me krahë-hapur në Itali. Emra si James Rodriguez dhe Manolas janë të tjerë profile që pëlqehen nga italiani.

Kolumbiani kushton rreth 50 milionë euro, ndërkohë që 30 milionë uero është vlera e kartonit të grekut. Shifër që mund të përfitohet vetëm në rast se Allan nënshkruan me PSG-në, që ofron 65 milionë euro dhe Insigne në kampionatin kinez, nga i cili ka një ofertë prej 70 milionë euro.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*