Heroi ynë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe Donika, e bija e Gjergj Arianitit janë martuar në Kalanë e Kaninës 568 vite më parë. Kanina, ose ndryshe “Ballkoni i Vlorës” vizitohet mesatarisht nga rreth 30 mijë vizitorë në vit. Ballkoni i Vlorës arrihet në pak minuta tashmë që rruga ka përfunduar. Përveç rritjes së numrit të vizitorëve, infrastruktura e re ka krijuar perspektiva të reja punësimi dhe zhvillimi të agroturizmit për 2,000 banorët e saj.

Rruga e Kaninës përfundoi vitin e kaluar dhe ishte një projekt i zbatuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, për llogari të qeverisë shqiptare dhe Bankës së Këshillit të Europës në kuadër të programit “Zhvillimi i Alpeve dhe zonave bregdetare”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*