Ronaldinho nuk ka arritur të menaxhojë pasurinë e tij, pas tërheqjes nga futbolli i luajtur. Ish-futbollisti, i cili u bë një nga më të mirët në botë dhe fitoi gjithçka me Barcelonën, është i mbytur në borxhe.

Siç është publikuar nga “Folha de Sao Paulo”, legjenda e futbollit brazilian ka 57 prona të bllokuara, 4 prej tyre nga Gjykata e Rio Grande do Sul për një gjobë mjedisore me vlerë 2.2 milionë euro. Përtej kësaj gjobe, ai ka të tjera detyrime, me vlerë totale prej 1.8 milionë euro. Thesari ia ka bllokuar pasaportat për këtë shkak.

Gazeta braziliane thotë se borxhet e Ronaldinho vazhdojnë të akumulohen. Kësaj shifre i duhet shtuar një gjobë e re, që është duke u përpunuar nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm Kombëtar të Brazilit, prej 184.000 euro. Prandaj, shuma që i detyrohet ish-ylli i futbollit institucioneve të ndryshme shtetërore dhe vendore në Brazil është afër 2.5 milionë euro. Gjykata ka vendosur të sekuestrojë dy pasaportat e Ronaldinho, atë braziliane dhe spanjolle, për shkak të mospagimit të gjobave.

Kjo masë “izoluese” është kërkuar nga Thesari, ndërsa gjykata ka vendosur që ai të mos largohet dot nga Brazili. Mbrojtja e tij pretendon t’i kthehet pasaporta spanjolle.

Avokatët e ish-futbollistit bazohen në faktin se sekuestrimi i kësaj pasaporte është “një sjellje abuzive, arbitrare dhe e pabazuar”. Në të njëjtën kohë, ata thonë se ky veprim i takon Qeverisë së Spanjës, prandaj vendimi i Gjykatës së Brazilit është i paligjshëm.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*